Një anije italiane është ankoruar në Sicili me më shumë se 900 migrantë, duke treguar se Qeveria italiane me qasje kundër migrantëve është duke pranuar ende azilkërkues, mirëpo edhe është duke detyruar pjesën tjetër të Evropës ta bëjnë të njëjtën gjë, transmeton AP.

Ekipi i anijes, Diciotti, ka filluar të pranojë pasagjerë në portin Katania në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Në të njëjtën kohë, anija Aquariues e grupit humanitar, SOS Mediterranee ka vazhduar rrugëtimin e saj në Spanjë, pasi Italia dhe Malta kanë refuzuar ta pranojnë atë.

Vendimi për të dy anijet është vërtetim i politikës së qeverisë së re italiane që ka refuzuar të pranojë një anije evropiane, derisa ka lejuar anijet detare italiane në portin e saj.

Ky hap ka ngritur tensione në Evropë, pasi Franca ka akuzuar Italianë për qasje “cinike” dhe të papërgjegjshme.