Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Ajet Potera ka marrë sot një mesazh nga një 19 vjeçar, i cili i ka shkruar atij se ka besim në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jam i plotë vetëdijshëm që ju mundë ta ktheni prapë shpresën tek llapjanët e gjorë qe ndihen të huaj në komunën e tyre sepse nuk janë mësuar kurrë qe komuna ti shërbej ata drejtë. Kam besim tek ju edhe pse nuk ju njoh e as nuk ju kam takuar kurrë në jetën time, kam besim tek lëvizja vetëvendosje”
Sipas këtij studenti qeverinë në Podujevë duhet ta marrë Lëvizja Vetëvendosje sepse është e vetmja shpresë për ndryshim.
“Lëvizja duhet të fitoj në Podujevë sepse lëvizja është e vetmja shpresë për ndryshim. “
Këtë mesazh Potera e ka bërë publik në faqen e tij zyrtare Facebook.
Postimi i plotë:
Përshëndetje kryetar i ardhshëm i komunës se Podujevës, Z.Ajet Potera,
Jam një student 19 vjeçar nga Podujeva i cili këtë vit pati fatin qe te votoj për herë të parë ne jetë. Si çdo i ri tjetër me synime të mëdha e me ëndrra të mbytura nga politikan të pa dijshëm të këtij vendi, mundohem te qëndroj optimist e të shpresoj që një dite shteti ynë te jete ai qe kemi shpresuar ta kemi atë kohë kur u çliruam. Optimizmi dhe shpresa që Kosova ta fitoj ndryshimin që e meriton, ka filluar të rritet pas zgjedhjeve te fundit kur populli foli dhe shprehi mllefin e akumuluar për shumë kohë. Unë votën time te parë vendosa ta ta jap për njerëzit që në sytë e mi janë te vetmit qe kane arritur te mbeten të “pastër” ne Kosovën tonë të zhytur në krim e korrupsion. Vendosa për Lëvizjen. Çuditërisht edhe motra e nëna ime kishte vendosur njësoj pa u ndikuar nga askush, e babai votoi për PAN-in sepse nuk mendonte që lëvizja do ja dal e vetme, dhe ndodhi ajo që pritej, fitorja e popullit, fitorja e lëvizjes. Tashmë populli është zgjuar, besojë qe edhe ju e keni vërejtur këtë, populli është lodhur fizikisht e psiqikisht nga njerëzit e lodhur, që pasurinë e kanë më të çmuar se kombin.
Kur është fjala për Podujevën, qytetin tonë të bukur që fatkeqësisht është qyteti më i pa-zhvilluar në Republikën tonë, ka shumë punë për tu bërë. Qytetin tonë qe e duam aq shumë, këta njerëz e kanë shndërruar në një pronë të tyre imagjinare ku mendojnë se në të mundë të bëjnë çfarë të duan e kur të duan. Unë mundë të konsiderohem i ri në moshë, por me aq vite sa kam nuk kam arritur ta shoh më të voglin ndryshim në komunën time. Kemi mbetur si qytet që nuk ndryshon… Jam i plotë vetëdijshëm që ju mundë ta ktheni prapë shpresën tek llapjanët e gjorë qe ndihen të huaj në komunën e tyre sepse nuk janë mësuar kurrë qe komuna ti shërbej ata drejtë. besim tek ju edhe pse nuk ju njoh e as nuk ju kam takuar kurrë në jetën time, kam besim tek lëvizja vetëvendosje. Lëvizja duhet të fitoj në Podujevë sepse lëvizja është e vetmja shpresë për ndryshim. Përkrahja e besimi nuk do t’ju mungoj asnjëherë nëse nuk luani me ndjenjat dhe inteligjencën e popullit qe ju përfaqësoni e që ju ka votuar. Unë do ta ndjek aktivitetin tënd gjatë fushatës sepse jam kurioz ta di se çfarë befasie kanë përgatitur kokat e mençura të lëvizjes që nuk na zhgënjejnë. Ju do ta keni votën e të rinjve e të vjetërve dhe ju do të jeni ai që do na udhëheqni në rrugëtimin tonë për ta bërë qytetin tonë atë që të gjithë e duam, e për ta bërë këtë duhet që të gjithë ne ta vëmë kombin e qytetin tonë para të gjithave. Ju kërkoj ndjesë për kohën qe ua morra sepse jam i vetëdijshëm qe keni angazhime tjera, por vetëm desha ta shpreh atë qe ndjej, atë qe besoj dhe atë qe shpresoj të ndodhë shumë shpejt. Ju dëshiroj sukses dhe të gjitha të mirat.