KEDS nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot në disa vende të Kosovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Edhe në Podujevë do të ketë mungesë të rrymës në disa nga fshatrat e kësaj komune, përcjell Llapi.info.

Prej orës 10:00 deri në orën 15:00. nuk do të kenë rrymë këto fshatra: Llapashtica, Sekiraça, Gllamniku, Konushevci, Burica dhe Penuha.

Sipas KEDS shkyçja bëhet për shkak të vendosjes së shtyllave në largpërçues.

Poashtu, KEDS njofton se sot do të shkyqet nga rryma Peja 2.

Sipas KEDS, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e Re, Raushiq (Ademajt, Elezajt, xhamia) Strellci I Ulët, Raushiqi Ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj, Raushiq Kulla.

Shkyçja bëhet për shkak të ngritjes së tri shtyllave 12- metërshe, vendosjes së konzollave dhe lidhjes së përçuesve në to.

Pa rrymë do të mbesin edhe disa fshatra të Fushë Kosovës.

Dalja 10 kV Vragoli prej orës 08:00 – 11:00 dhe nga ora 14:00 – 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragolia, Miradia e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompa FAM GA.

Shkyçja bëhet për shkak të kryerjes së punëve përfundimtare për zëvendësimin e linjës së tensionit të lartë ekzistuese me linjë të re.

Po ashtu edhe në Ferizaj do të ketë ndërprerje të rrymës. Dalja 10 kV drejtimi i Jezercit prej orës 10:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Neredime, Balaj, Jezerci dhe rr. Naim Beka.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve nga ana e ekipeve të KEDS-it, ndërrimit të shtyllave 10 kV.

Njëjtë si në Ferizaj ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në Shtërpcë.

Dalja 10 kV Breza prej orës 10:00 deri në orën 14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjykata Komunale Shtërpcë, Brezovica (Vikend zona), Jazhinca, Sevci dhe Vërbeshtica.

Shkyçja bëhet për shkak të pastrimit të traseve të largpërçuesit 10 kV.

Njëjtë do të ndodhë edhe në komunën e Prizrenit. Sipas Kedsit nga ora 10:00 deri 14:30 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Enver Hadri, L’keni i Hasit, Besëlidhja, Besim Parallongaj, Faik Qabrati, Mati, Mbreti Gent, Beteja e Pashtrikut, Aleks Buda, Janina, Arta, Flamuri, Labëria, Nëna Mbretreshë, Mbreti Glauk, Filip Shiroka, Ilirët, Hysen Tërpeza, Izair Berisha, Lui Pasteri, Petro Marko, Raguza, Shahin Kolonja, Skender Latifi, Verat e llukës, Afrim Bytyqi, Ismail Qemali, Lasgush Poradeci, Ismet Gashi, Dervish Salihu, Aziz Kelmendi, Jashar Salihu, Oso Kuka, Enkelejt, Sadik Ramë Gjurgjeviku, Çesk Zadeja, Barrikadave, Ismail Kryeziu, Arbanë, Bulevardi i rinisë, Ganimete Terbeshi, Jeta e re, Përparimi, Fshati Petrovë,Tranziti, afariste:N.T.Sh “TEA”, Avni Kadria, “Loyola Gymnasium”, Haki Morina, N.P.T “Zinkunie” dhe N.P.T “Liburnia Impex”.

Shkaku i shkyçjes: ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm, 12 m të lartë./Llapi.info