Sonte në Magazinën Lokale në Klan Kosova janë të ftuar kandidatët për kryetar nga komuna e Podujevës.

Ata kanë shpalosur edhe programin e tyre për bujqësinë.

Xhemajl Hasani nga Nisma për Kosovë ka thënë se do të krijojnë lehtësira për investitorët që fokus do ta kenë bujqësinë.

“Poashtu do të subvencionojmë bujqit dhe do të organizojmë trajnime për bujqit e kësaj ane”.

Ajet Potera nga Vetëvendosja ka thënë se do të krijojnë hapësirë dhe lehtësira për zonat ekonomike.

“Do të subvencionojmë bujqit dhe do të lejojmë që ata të falimentojnë”.

Agim Veliu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se do të punojmë më shumë në fushën e bujqësisë.

“Do t’i kushtojmë një momente të veçantë ruajtjes së tokave bujqësore. Do të merremi shumë edhe me sipërfaqet e zhveshura dhe to t’i përkrahim bujqit”.

“Duke forcuar bujqësinë krijohen edhe vende të reja të punës”.

“Do ta përkrahim kulturën e mjedrës”.

 

Ndërsa Xhevdet Maloku nga Fjala, ka thënë se do të rrisin subvencionet për bujqit e Podujevës.

“Subvencionet do të ndahen në mënyrë të barabartë dhe transparente për të gjithë”.

“Do të ndërtojmë dy fabrika një të çajit dhe një të përpunimit të qumështit”.

“Do të mbështesim prodhuesit e mjedrës”.

 

Fatmir Humolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se do të krijojnë 400 hektar serra për bujqit e Podujevës.

“Ne do të krijojmë kushte më të mira për prodhuesit e mjedrës, pasi këtë vit janë ndarë keq me këtë prodhimtari”.

Ndërsa Hajredin Hyseni nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do rrisin subvencionet dhe do të mbështetin blegtorinë.

“Këtë vit bujqit nuk kanë pas përfitime nga kjo kulturë e mjedrës”.

“Unë do të kërkojë që të trajtohet  kultura e mjedrës dhe të subvencionet nga Qeveria”.