Në lokalet e FFK-së sot është hedhur shorti për rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, transmeton Koha.net.
Duke i përshëndetur dhe uruar suksese përfaqësuesve të klubeve kryetari i Komisionit të garave, Ismet Ahmeti ka sqaruar klubet për mënyrën dhe lartësinë e pagesave për personat zyrtarë.
Në rrethin e tretë janë përfshirë të gjitha klubet e kualifikuara nga rrethi i dytë dhe tash në këtë rreth inkuadrohen edhe 12 klubet e Superligës së Kosovës, bën të ditur FFK përmes një komunikate për media.
Çiftet e rrethit të tretë janë:
Kosova(P)- Kika
Vllaznia(P) – Llapi
R. Sadiku – Vushtrria
Arbëria(D) – Ratkoci
Istogu – Vitia
Drita- Feronikeli
Ballkani – Trepça
Besa – Trepça 89
Ulpiana – Drenica
Flamurtari – Prishtina
Gjilani – Rinia
Vëllaznimi – Behari