Tifozët e interesuar për përballjen futbollistike në mes Kosovës dhe Kroacisë, që nga nesër do të mund të pajisen me bileta.
Biletat për këtë përballje që do të zhvillohet më 6 tetor, ngjashëm sikurse edhe në qytetet tjera, edhe në Podujevë do të shiten në pikën kryesore të “MoneyGram” që nga ora 8:00 e mëngjesit, shkruan Llapi.info.
Kjo pikë gjendet në qendër të qytetit, përkatësisht në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Përballja Kosovë- Kroaci do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër./Llapi.info