Janë 1500 veteranë të luftës së UÇK-së, që do të dërgohen për rehabilitim në bregdet, ndërsa 300 tjerë është paraparë që këtë rehabilitim ta kryejnë në banjat shëruese brenda vendit.
Kjo është mundësuar dje sipas një buxheti prej 300 mijë eurosh të ndarë nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, është shprehur falënderues vendimit të qeverisë për ndarjen e mjeteve për rehabilitimin e veteranëve.
Ai për Indeksonline ka thënë se, sivjet pritet që 1500 veteran të dërgohen në bregdetin shqiptar.
“Zakonisht gjithmonë në mënyrë të organizuar i kemi veteranët në bregdet. Vitin e kaluar nuk kemi pas mundësi ta bëjmë një organizim të tillë. Qeveria ka marrë një vendim të drejtë dhe të duhur, unë gjithashtu e falënderoj Kryeministrin Haradinaj mbështetjen e tij në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Gucati ka theksuar se ende nuk dihet koha e saktë se kur do të nis organizimi i këtij udhëtimi, por ka thënë se bregdeti shqiptar është destinacioni i pa diskutueshëm.
“Veteranët do të dërgohen në për pushim në bregdetin shqiptar, sepse nuk paramendohet që ata të dërgohen në ndonjë bregdet tjetër. Ndërkaq për rehabilitim në banja do të shkojnë 300 veteranë”, ka thënë Gucati