Derisa po punon përgjatë lumit Llap, disa persona kanë gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes.
Një lexues i portalit Indeksonline ka treguar se dje kur po punonin kanë hasur në mjetin që është i gjatë më shumë se një metër.
“Dje në Lupq të Poshtëm kur po punonim kemi gjetur bombën që ishte e gjatë 1.10 metra. Menjëherë e kemi lajmëruar policinë, e cila bashkë me trupa të FSK-së kanë ardh në vendin ku ishim për ta deminuar atë. Kjo është e dyta që gjendet në Podujevë, pas asaj që u gjet të shtunën”, ka thënë ky lexues.
