Janë siguruar edhe votat e kandidatëve nga lista e LDK-së për deputetë në Vushtrri.

Sipas një dokumenti që ka siguruar VushtrriaOnline, më e votuara del të jetë Vjosa Osmani, e përcjellur nga kandidatja nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi.

Më së shumti vota nga lista e kandidatëve në nivel vendi kanë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, dhe Kujtim Shala, e pa vota nuk ka mbetur as kandidati nga Mitrovica , Faton Peci.

Kandidatët nga Vushtrria kanë marrë poashtu një numër të konsiderueshëm votash, Rrezarta Krasniqi prinë 4245 vota, kurse Hysni Gërguri 3153 vota.

Ndërkaq, ata llapjanë në këtë qytet kanë marrë Besian Mustafa 470, Fidan Rekaliu 205, Nexhmi Rudari 111, Ekrem Hyseni 208, Florie Besholli 68, Hamdi Jaha 93 dhe Visar Hoti 77./Llapi.info