Që nga paslufta, Kosovën e kanë vizituar qindra mijëra të huaj.

Jo rrallë herë kanë folur për bukuritë dhe të mirat që ka Kosova, duke bërë video e fotografi nga më të ndryshmet.

Por turistja nga Turqia, Rena Effendi e cila ka bërë një foto në lumin Erenik në Kosovë ka paraqitur anenë jo të mirë të vendit.

E publikuar në llogarinë e Instagramit të National Geographic fotoja shfaqë mbeturinat të cilat kanë mbuluar lumin Erenik, në perëndim të Kosovës.

“Sa isha duke fotografuar në Ballkan, pashë këtë skenë tmerruese të mbeturinave të njerëzve të hedhura në rrjedhat e lumit Erenik në Kosovë”

“Dukej sikur një lum paralel i plastikës po rridhte në shtratin e Erenikut”, shkruan Effendi. /Telegrafi/