Komuna e Podujevës sot është duke e shënuar Ditën e Pavarsisë së Kosovës.

Në sheshin kryesor të këtij qyteti janë vendosur disa flamuj të Kosovës e Shqipërisë për të përcjellë mesazhin se kjo komunë është në festë, shkruan Llapi.info.

Përveç vendosjes së këtyre flamujve, llapjanët po festojnë edhe në sheshin kryesor të qytetit nën tingujt e instrumenteve tradicionale të sules e tupanit.

Se llapjanët kanë traditë dhe dinë të festojnë ata e dëshmuan këtë edhe pas përfundimit të namazit të xhumasë në Xhaminë e Vjetër në Podujevë./Llapi.info

Për më shumë ju lëmë me pamjet: