Disa muaj më parë medie kosovare raportuan se në qytetin e Podujevës, edhe pse në pjesën më të madhe kufizohet me Serbinë, në këtë qytet nuk jeton asnjë serb.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj të dhënat e fundit të matjes së popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të bëra në vitin 2011 në Podujevë, thonë të kundërtën, shkruan Llapi.info.

Sipas këtyre të dhënave, në Podujevë jetojnë 12 banorë komunitetit serb. Për të dëshmuar një gjë të tillë se në territorin e Podujevës janë disa familje serbe Llapi.info ka siguruar edhe disa fotografi të vendbanimit të tyre.

Metergoci apo siç quhet ndryshe ky vendbanim nga serbët “Sekiraqa e serbëve”, është fshati në të cilin këto familje kanë një jetë të qetë.

Sipas burimeve të Llapi.info gjatë sezonit dimëror në këtë vend jetojnë vetëm dy familje, e me të filluar sezoni veror shtohet edhe numri i tyre në këtë vend. Kjo për shkakun e punimit të tokave të tyre bujqësore në fshat./Llapi.info