Përveç pikës së MoneyGram, biletat për përballjen Kosovë- Kroaci mund të blihen edhe në një vend tjetër në Podujevë.

Grupi i tifozëve “Dardanët” në Podujevë biletat për këtë përballje i ka qitur në shitje në rrjetin social Facebook dhe në sheshin e qytetit në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka thënë për Llapi.info grupi i tifozëve “Dardanët” të cilët janë edhe përfaqësues për Podujevë.

“Biletat për ndeshjen “Kosova-Kroacia” mund t’i gjeni edhe tek Grupi i tifozëve “Dardanët” ku për Podujevë përfaqësues është Rrubi Etta të cilin mund ta gjeni në facebook” tha Rrubi Etta.

Sipas tij një biletë kushton 7 euro dhe transporti për në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të jetë falas.

“Bileta kushton 7 euro dhe transporti është gratis. Të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë numër kontaktues 044-159-279” ka thënë Rrubi Etta.

Përballja Kosovë- Kroaci do të zhvillohet më 6 tetor./Llapi.info