“Kemi dështuar të grumbullojmë prova të nevojshme për këto viktima të dhunës. Sistemi i drejtësisë dështoi t’i mbrojë këto gra”, ka thënë Jahjaga në konferencën “Drejtësi për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje”
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se është e zhgënjyer me mosveprimin e institucioneve në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
Kështu ka deklaruar ajo në konferencën “Drejtësi për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje”, në kuadër të festivalit, FemArt që po mbahet në Bibliotekën Kombëtare.
“Kur flitet për dhunën në familje, ndjej irritim dhe zhgënjim në të njëjtën kohë”.
“Vetëm vitin e shkuar janë raportuar mbi 1000 raste të dhunës në familje, gjysma e të cilave kanë qenë të raportuara nga gratë”.
“Kemi dështuar të grumbullojmë prova të nevojshme për këto viktima të dhunës. Sistemi i drejtësisë dështoi t’i mbrojë këto gra”.