17 hektarë tokë e pyje janë djegur sot në dy fshatrat e Podujevës.

Për këtë rast është deklaruar edhe kryetari , Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi tha se këto djegie të pyjeve në komunën që ai drejton po shkaktohen nga njerëzit e papërgjegjshëm.

“Në këto temperatura të larta që po mbretërojnë në këto ditë gushti, persona të pandërgjegjshëm po djegin hamulloret, duke shkaktuar kështu djegien e pyjeve, por edhe pasurinë private të banorëve përreth”, tha ai.

Ai theksoi se sot ishte në vendin e ngjarjes bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve në fshatin Pakashticë, aty ku po intervenohej pasi sipërfaqe me pyje ishin përfshirë nga zjarri.

“Zjarri tash është lokalizuar dhe gjendja është nën kontroll”, theksoi Bulliqi.

Numri një i Podujevës iu bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre dhe të jenë më të kujdesshëm në ruatjen dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

“I falënderoj për asistencën në lokalizimin e zjarrit edhe ekipet e KRM “Pastrimi”- Njësia në Podujevë, Stacionin Policor në Podujevë dhe Kompaninë “Natyra””, shtoi ai.