Ahmed Januzi pati një start të mirë te skuadra e Llapit këtë edicion, duke shënuar tri gola në tri ndeshjet e para.
Por lëndimi i thembrës së majtë bëri që sulmuesi vushtrrias pjesën tjetër të stinorit vjeshtor ta shikonte nga tribunat, shkruan sot Koha Ditore.
Shkaku i këtij lëndimi, Januzi, 30-vjeçar, u detyrua të pauzonte për tre muaj derisa te Llapi ishte transferuar si përforcim i madh para fillimit të edicionit aktual të Superligës. Ai Llapit iu bashkua pas dy edicioneve te kaluara te skuadra e Prishtinës.
Januzi ka treguar se është i gatshëm për stinorin pranveror dhe synon që t’ia rifillojë ashtu si e kishte lënë, me gola.