Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe kryeministri Ramush Haradinaj, i kanë shpeshtuar takimet mes tyre.

Pak kohë më parë të dy ishin parë duke bërë simbolin e “shqiponjën” gjatë një darke.

Ndërkohë po ashtu sot të dy janë takuar në zyrën e të parit të Qeverisë.

“Takim i rëndësishëm, në shërbim të qytetarëve, mirëqenies dhe perspektivës. Faleminderit Kryeministër. E kaluara na ndriçon rrugën tonë!”, kishte shkruar në facebook Jashari.