Në një lagje në komunën e Podujevës, KEDS-i ka vendosur disa shtylla elektrike, për çka kjo kompani po akuzohet për dëmtim të një kanalizimi, shkruan Llapi.info.

Kështu ka thënë drejtori i rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari. Jashari shton se përkundër që është bërë ankesë për të mos u vendosur aty, sipas tij, KEDS-i ka shpërfillur këtë ankesë të banorëve, derisa në këtë drejtim, siç ka thënë ai, kanë asistuar edhe zyrtarët policorë.

Postimi i plotë i Jasharit:

KEDS-i keqpërdorë policinë e Kosovës per ta demtuar pronen publike… ne Podujevë
Komuna e Podujevës ka leshuar leje KEDS-it, pa shikuar vendin ku kan për tu vendosur shtyllat elektrike.
Sot policia e Kosovës nga Podujeva edhe pse prezentuan banoret shkresat që janë dërguar në KEDS dhe Komunën e Podujevës, për të ndryshuar trasen për të mos demtuar kanalizimin e lagjes u mjaftoi një urdhër e një gruaje te quajtur TEUTA nga KEDS dhe vazhduan punën duke dëmtuar gypat e kanalizmit të lagjes..
Për këtë aksion të KEDS ishin angazhuar mbi 10 polic thuase banoret do te luftonin me ta!!!
Komandanti i stacionit ne Podujevë është kontaktuar dhe njoftuar se policia po asiston pa te drejt KEDS-in për të demtuar pronën publike por nuk nderrmori asgje!!!
Zyrtar nga drejtoria komunale janë njoftuar dhe asgje!!!
Kur ta përmbledhesh ne fund del se Policia dhe drejtoria komunale sot kan qenë ne shërbim të KEDS-it dhe ne dëm të banoreve!!

No photo description available.