Pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të karakterizohen me mot të nxehtë dhe temperatura tipike verore.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 29-34 gradë Celsius.

Instituti në fjalë paralajmëron se rrezet ultraviolete do të jenë të larta. Për këtë arsye ka këshilluar personat me probleme kronike që të konsumojnë sa ma shumë lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 09-17.

Në ditën e mërkurë dhe te enjte parashihen të shënohen vlerat më të larta të temperaturave maksimale.

“Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënie në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive”

Temperatura për 3-5 gradë Celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra, bën të ditur Instituti Meterologjike i Kosovës.