Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për këtë vikend.
Vendi ynë, thuhet se do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu. Në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsisht të ngjashme me të vikendit.