Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. Kjo javë do të jetë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave.