Ditëve të para të javës shtrëngata me shi, nga mesi i javës mot më stabil.
Nga dita e mërkurë, priten kushte më stabile, që do të sjellin intervale më të gjata me diell, vetëm rreth viseve malore mbeten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.
Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.
4.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
5.06 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
6.06 – Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.
7.06-8.06 – Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë