Kryetari i tifozëve të Llapit, Bajram Bejtullahu, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të ‘Ultras Legjendave’, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur vet Bejtullahu përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Më poshtë postimi i plotë:
Unë, Bajram Bejtullahu deri më sot kryetar i tifozerisë “Ultras Legjendat”, pas turpit në ndeshjen e kaluar Llapi – Drita nga disa individë të cilët përfaqësuan tifogrupin tonë, jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Legjendave.
Turpi i ndeshjes së kaluar ishte një hije e keqe si për tifozerinë, për mua si kryetar gjithashtu edhe për klubin e Llapit.
Përmes këtij postimi shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë qytetin e Podujevës që ishte pranë meje, klubin e zemrës, KF Llapi, kryesinë në krye me Nexhat Dumnica, trajnerin Tahir Batatina si dhe të gjithë futbollistët që ishin më parë pjesë e Llapit dhe që janë ende.
Unë do jem gjithmonë afër klubit të Llapit si një përkrahës që nga fëmijëria e deri sa të ekzistoj klubi.
ME RESPEKT
Bajram Bejtullahu