Jeton Havolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Klubit Hendbollistik ‘Llapi’, transmeton Llapi.info.

Havolli këtë lajm e ka bërë të ditur  përmes nje postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ku ka shkruar se mungesa e donatorëve dhe e mbështëtësve ka bërë që klubi të mbetet në një pozitë të keqe.

Ja edhe postimi i plotë i tij:

Edhe pse në Superligë Klubi Hendbollistik ‘Llapi’ një hapë para shuarjes

Nga viti 2006 e kam pas postin e trainerit të KH ‘Llapit’ (me pauza të vogla). Me bashkëlojtarë dhe njerzë të vullnetit të mirë e kemi bartë barren e organizimit të klubit, vetem falë të rinjeve te cilët frekuentonin në klub, po edhe me qëllimin që të bëjm diqka të ndershme për Qytetin në mënyrë vulletare (e që në mentalitetin tonë nuk u vlersua kurr). Fal kësaj pune, me dhjetra lojtarë kanë qenë pjesë e përfaqësuese së Kosovës të grupmoshave të ndryshme, dhe siq dihet vitin e kaluar u kualifikuam në Super Ligen e Kosovës dhe në klub u afruan disa djem që të ndihmojn në organizimin e klubit, mirpo edhe pas takimeve me disa donator dhe premtimeve të tyre për mbështetje kjo nuk ndodhi (përveq Agnesa grup e cila ka siguruar nga një shujtë për lojëtar para lojës dhe Drejtoria e sportit Kotizimin dhe rrugen), dhe klubi mbet në një pozitë të keqe, të largohet nga Super liga apo të vazhdoj me gjithë borgjet e shumëta. Fal vetë sakrificës së lojtarëve vazhduam edhe pjesen e mbetur duke siguruar mbetjen në Superligë. Menjëher pas perfundimit të kampionati kam kërkuar takim të kryesis së klubit në mënyrë që Kampionatin 2017/18 ta presim më të organizuar. Dhe që prej kësaj kohe kryesia janë shmangur duke mos u përgjigjur emalave-telefonatave. Deri sa në vendet e civilizara edhe lagjet kanë klubet e tyre, te ne organizohen që ta shuajn klubin më të trofeshëm të qytetit. Duke i detyruar mbi 70 hendbollista të largohen nga ëndrrat e tyre dhe të mbesin rrugëve. Duke vrejtur këtë në pa mundsi ta ndryshoj këtë gjendje, unë jap dorheqje nga pozita e trainerit të klubit. Ndoshta Klubi edhe do të shuhet mirpo tani dihet adresa.