Me vetëm 35 euro në muaj, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë mbulohet fjetja dhe ushqimi. Madje shujta ditore në Mensë kushton vetëm 0,25 cent.

RTK në kuadër të ciklit të rrëfimeve që prezantojnë Kosovën te transmetuesit e tjerë publikë, “Culture and Creativity for the Western Balkans”, kësaj radhe ka vendosur ta dokumentojë jetën studentore në Prishtinë.

“Sa herë kam ardhur në Mensë, ushqimet kanë qenë të freskëta, të nxehta”, thotë Bleona Potoku, studente e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, e cila ka vitin e parë të banimit në QS.

Madje përtej shijes së ushqimit dhe kushteve për banim, Qendra e Studentëve është vlerësuar nga studentët edhe për pozitën në kryeqytet.

“Është pozicion shumë i mirë në qytet, shkaku që është i rrethuar nga lagje që janë të ndërtuara nga ana arkitektonike dhe urbanistike”, thotë Lorik Vokshi.