Fytyrat e Agnesës e Agonit kanë filluar të buzëqeshin përsëri. Arsyeja e buzëqeshjes së tyre është fillimi i shtëpisë së re për ta.

Agnesa dhe Agon Shala tash e një vit kanë mbetur pa të dy prindërit dhe në kushte të vështira për jetesë.
Mirëpo, së shpejti ata do të bëhen me një shtëpi të re falë zemërgjerësisë së disa bashkatdhetarëve tanë.

Llapi.info në janar të këtij viti kishte raportuar për kushtet e rënda të këtyre jetimëve.

Pas raportimit të Llapi.info për kushtet e jetesës së këtyre jetimëve, një bashkatdhetar nga Fshati Konushec, komuna e Podujevës i cili jeton në Gjermani,  së bashku me disa bashkatdhetarë tjerë kanë mbledhur fonde dhe me ato fonde po e financojnë ndërtimin e shtëpisë së këtyre jetimave.

Gazetarë të Llapi.info-s kanë përcjell nga afër punimet e shtëpisë ku janë takuar edhe me njërin nga bashkatdhetarët i cili ndjehej shumë mirë që falë tij dhe bashkatdhetarëve të tjerë këta jetim po bëhen me kulm mbi kokë.

Ne u takum edhe me hallën e jetimëve e cila është duke u kujdesur për ta. Ajo sado që u mundua nuk mundi t’i ndaloj lotët e gëzimit të cilët filluan t’i rrjedhin nga sytë sapo fillojë të na tregojë për punimet e shtëpisë.

Sapo hymë në oborrin e shtëpisë Agnesa na përqafoi fort edhe në sytë e saj mund t’a shihje gëzimin.

“Hajde kqyre qatje jon tu n’a e maru shpinë”- tha Agnesa e cila mezi s’priste që ne ta shohim shtëpinë që po ndërtohet për ta.

Këta Bashkatdhetarët momentalisht kanë mbledhur fonde vetëm për ndërtimet e vrazhda.

Kështu që njerëzit e vullnetit të mirë dhe të gjithë ata që kanë mundësinë dhe duan që t’ju ndimojnë për t’u kompletuar shtëpija e këtyre jetimëve kanë mundësinë që ta bëjnë këtë.

Llapi.info po ju sjell numrin kontaktues të hallës së jetimëve për të gjithë ata që dëshirojnë që të kontribojnë për t’ju ndihmua që sa më shpejt jetimët të jetojnë në shtëpinë e tyre të re.

Ky është numri i hallës së Agnesës e Agonit: 044 712 735.

Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta shohin shkrimin që Llapi.info ka shkruar në muajin janar për kushtet e jetesës së këtyre jetimeve po ju sjellim edhe njëherë linkun që mund t’i qaseni dhe të informoheni për kushtet në të cilat jetimët dhe halla e tyre janë duke jetuar momentalisht.

Pak ndihmë nga ne mund të jetë shumë për Agnesën dhe Agonin./Llapi.info

https://www.llapi.info/dy-jetim-nga-podujeva-ne-meshiren-e-halles-se-tyre-kerkojne-ndihme-per-nje-shtepi-video/

 

shtepia

 

shtepia1

 

shtepia2

 

shtepia3