“Bllokadat në rrugë që e penguan presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të kalonte nga fshati Banjë, tregojnë qartë se çfarë jete bëjnë serbët atje”.
Kështu ka deklaruar, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq duke shtuar se mesazhi i Vuçiqit është se Serbia dëshiron t’i zgjidhë këto probleme në mënyrë demokratike dhe paqësore.

Sipas tij, bllokimi i rrugës në fshatin Banjë është provë se në çfarë rrethana jetojnë serbët në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një dëshmi për atë që ne po flasim tërë kohën. Për këtë arsye po këmbëngulim të gjejmë një zgjidhje kompromisi në mënyrë që të ketë paqe, siguri dhe të shmangen përgjithmonë situatat në të cilat serbët do të jenë të rrethuar, të kenë frikë ose të mos mund të lëvizin lirshëm”.

Duke e cituar presidentin serb, Jevtiq ka thënë se ‘këto lloje të problemeve në duam t’i zgjidhim në mënyrë demokratike dhe paqësore, jo me luftëra siç ka ndodhur në të kaluarën’.