Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se nuk është në interes të serbëve në Kosovë konflikti i ngrirë, por që të vijë një zgjidhje kompromisi që do të sigurojë paqen dhe stabilitetin dhe jetën normale.
“Nga konflikti i ngrirë, ne kemi dalë më të dobët, në njëfarë mënyre ne ishim gjithmonë në humbje sa herë që kishim një konflikt të ngrirë dhe sa herë që përpjekja tjetër për të zgjidhur çështje të caktuara ishte më e keqe se zgjidhja e mëparshme dhe jo vetëm kur është fjala për Kosovën” , ka deklaruar ai për Tanjug.