Senatori amerikan John McCain, ndërroi jetë në mbrëmjen e së shtunës pas komplikimeve të tij shëndetësore.
McCain vdiq vetëm një ditë para se të shënohej ditëlindja e humanistes shqiptare Nënës Terezë, me të cilën atë e lidh diçka mjaft e rëndësishme. Këtë e gjë e pati bërë të ditur vet senatori amerikan John McCain gjatë vizitës së tij të vitit 2017 në Kosovë, kur tregoi se ai dhe gruaja e tij kishin adoptuar të bijën e tij nga humanistja shqiptare Nënë Tereza.
”Nëse më lejoni, dëshiroj ta tregoj një tregim të shkurtër personal për familjen time duke qenë i vetëdijshëm se çfarë figure të madhe ka pasur figura e Nënë Terezës. Para 24 vjetësh, gruaja ime ishte në Bangladesh dhe po vizitonte jetimoren e Nënës Terezë ku vetë Nëna Terezë erdhi në takim dhe kishte me vete dy foshnje, ajo i kishte thënë bashkëshortes sime se duhet t’i marrë me vete të dyja foshnjet sepse përndryshe ato do të vdesin”.
Gruaja ime i mori të dyja foshnjet që kishin sëmundje vdekjeprurësë, njëra prej tyre është bija jonë, tjetra është adoptuar nga një familje tjetër. Falënderojmë Nënën Terezë që na ka pasuruar jetën tonë”, pati deklaruar McCain në fjalimin e tij para deputetëve kosovarë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në ditën kur dhe kishte ardhur për vizitë në vitin 2017.