Sipas atyre raportimeve në një konferencë të tillë do të merrnin pjesë edhe shtete e fuqishme, duke përfshirë Rusinë, Kinën e Amerikën.
Por deri më tani gjitha këto kanë mbetur vetëm në kuadrin e spekulimeve.
Për një “Rambuje të dytë”, konkretisht nuk ka dashur të përgjigjet as kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviq.
Ai ka theksuar se së pari duhet të ketë pajtimi ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit, çka sipas tij do të ndikonte në stabilitetin edhe të Evropës, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të bëjmë rendin tonë të ditës me Podogricën, Prishtinën, Shkiupin, Sarajevën. Duhet të themi se nuk ka asgjë nga Serbia evropianë nëse Bosnja mbetet e pakënaqur, nëse marrëdhëniet me Shkupin, Podgoricën e Prishtinën nuk përmirësohen”, tha fillimisht Jovanoviq.
“Sa për ndryshimin e formatit dhe futjen e Amerikës e Rusisë në bisedimet me Serbinë nuk kam asgjë për të thëmë, përveç se do të ishte naïve të besonit se janë tema të vërteta për mua”, tha Jovanoviq për Danas.
Duke folur për një zgjidhje përfundimtar ndërmjet dy shteteve, politikani serb theksoi se Kosova e Serbia duhet të gjejnë modelin e paqes.
Ndryshe Jovanoviq është nga politikanët e rralë serbë që e pranon Kosovën e pavarur, madje kohë më parë kishte realizuar një vizitë në Prishtinë.