Juniorët e Lirisë ia kanë dhënë hije të keqe klubit të tyre. Ata pas ndeshjes me Llapin, të luajtur të shtunën e kaluar në Podujevë, kanë marrë pajisjet e lojtarëve të ekipit të parë të Llapit, të cilat qëndrojnë zakonisht në zhveshtoren e stadiumit në Podujevë.
Pajisjet e marra janë kryesisht këpucët e futbollit me të cilat lojtarët llapjan stërvitin.
Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Skuadra e parë paisjet e stërvitjeve nuk i bartë, por i lë në klub dhe lojtarët e Lirisë pasi kanë luajtur me U19, i kanë marrë disa paiisje si këpuca të lojës së ekipës se parë. Mendoj se kanë qenë të ri dhe kanë gabuar, por nuk ka qenë diçka serioze, andaj nuk kemi dashur ta bëjmë të madhe këtë gjë”, ka thënë Batatina për GazetënOlle, transmeton llapi.info
Pavarësisht kësaj, trajneri llapjan nuk dëshiron të akuzojë Lirinë. “Ne nuk duam ta akuzojmë Lirinë, pasi është klub serioz dhe këtë e kanë keqpërdorur disa individë”./GazetaOlle