Sot në Shkodër, në bibliotekën “Marlin Barleti” u promovuan veprat “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” dhe “Kosova – histori e shkurtër”.

Rreth romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” folën Gjovalin Çuni dhe Zija Vukaj.

Referuesit në fjalët e tyre kishin si emërues të përbashkët vlerësimin se ky roman është ndër më të rëndësishmit e letërsisë shqipe. Për Zija Vukajn romani “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit” si i tillë është emblematik, meqë ia del që errësirën historike ta kthejë në një dramë ezistenciale të veçantë në letrat tona.

Në këtë aspekt Vukaj theksoi se autori ia ka dalë që disa koncepte filozofike t’i implementojë në diskursin letrar duke i dhënë veprës një dimension të historisë shpirtërore ndër më të thellat, ku edhe fenomeni i laramanisë, nuk paraqet siç thuhet përpjekjen për mbijetim një si pakt zotot dhe pushtuesin, por paraqet filozofinë e kozmogonisë të ruajtur te shqiptarët si një fuqi civilizuese.

Autori Buxhovi duke folë për “Kosova- histori e shkurtër” tha se kjo vepër është sintezë e tetë vëllimeve, por edhe me disa pasazhe të rishkruara. Autori foli në mënyrë kritike për mungesën e vullnetit që historiografia institucionale të lirohet nga diskursi ideologjik dhe ai i kthetrave të historigrafisë së Beogradit./21Media