Juventusi ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Bolognas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.
Ekipi i Andrea Pirlos i është kthyer fitores në kampionat, duke triumfuar ndaj Bolognas pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Interit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të dhe ishte Arthur Melo, i cili shënoi për 1-0 falë edhe një devijimit të një lojtari mysafir.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri ishin vetëm vendasit që arritën të gjejnë golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 71-të dhe ishte Weston McKennie që shënoi me kokë për 2-0 dhe vulosi fitoren.
Pas kësaj fitore, Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Bologna mbetet e 13-ta me 20 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bianconerët udhëtojnë te Sampdoria, ndërsa Bologna e pret Milanin.