Ka nisur edhe pjesa e dytë e Testit të Maturës në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Në 10 qendra, konkretisht në 6 shkolla 1425 maturantë kanë filluar të i nënshtrohen testit.
Shefi i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Podujevës, Xhevat Llugaliu, për Llapi.info ka treguar se “Testi mbahet në dhjetë qendra. Në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” 105 nxënës në katin e parë, në të dytin 141 nxënës. Kurse në Sh.F. “Naim Frashëri” 105 nxënës, në katin e parë në të dytin 108. Ndërsa, në Sh.F. “Enver Maloku” 118 nxënës. Në Sh.M.E. “Fan S. Noli” 166 nxënës në katin e parë, ndërsa në katin e dytë 193. Në katin e parë të Sh.F. “Shaban Shala” 171 nxënës. Në Shkollën e Mesme të Lartë, “Fan S. Noli” i nënshtrohen 318 nxënës të gjithë këta nxënës testin e mbajnë në objektin e kësaj shkolle”.
Sipas Llugaliut, gjithsej, numri i maturantëve llapjanë që i janë nënshtruar Testit të Maturës është 1425. Nga gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” janë 577 maturantë, nga Sh.M.T. “Fan S. Noli” 318 dhe nga Sh.M.E. “Isa Boletini” 530.
Kujtojmë, pjesa e parë e testit në Podujevë është mbajtur më 29 maj./Llapi.info