Dje në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë ish-funksionari dhe ekonomisti i njohur nga Podujeva, Xhemshit Duriqi, njofton Llapi.info
Xhemshiti, pas mbarimit të Fakultetit Ekonomik në Prishtinë ushtroi funksione të ndryshme nga zëvendës-drejtor i përgjithshëm i ndërmarrjes gazetare-botuese grafike “Rilindja”, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, drejtor i Bankës Popullore të Kosovës dhe drejtor i Ferronikelit.
Bënte pjesë në radhët e ekspertëve të ekonomisë në Kosovë.
Në orën 11 në ambientet e Teatrit Kombëtar në Prishtinë do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet varrimi i tij të fshatin e lindjes, Obrançë të Podujevës./Llapi.info