Sot, në moshën 64-vjeçare nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë Shaban Sfishta, ish-arsimtar i kimisë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 17:00 në varrezat e Qytetit (te Hekurudha) në Podujevë.
Për nder të kontributit të tij nesër duke filluar nga ora 15:00 do të mbahet një akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës në Podujevë.
Sfishta gjithë kontributin e tij ia kushtoi arsimit të brezave. Ai punoi 17 vjet e 7 muaj pa asnjë cent.
Pagën e tij, Sfishta e la në buxhetin e shtetit të Kosovës, gjest ky i cili e bënë të dallueshëm nga mësimëdhënësit e tjerë.
Për sakrificën e tij, ai kishtë marrë mirënjohje nga Ministria e Arsimit dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Mësuesi Sfishta vuante nga një sëmundje e rëndë tash e sa vite./Llapi.info