Ndërtimet e kullës së Hakif Zejnullahut në Lladovc të Podujevës janë duke shkuar sipas planit. Kostoja e ndërtimit të kësaj kulle arrin vlerën rreth 900 mijë euro.
Ndërtimi i kullës së Hakif Zejnuallahit është një projekt i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, ndërsa, kompania e kontraktuar për ndërtimin e kësaj kulle është kompania “Loni” nga Podujeva.
Gani Maloku, menaxher i kompanisë “Loni” tha se punimet janë duke shkuar sipas planit.
“Faza e parë e punimve ka përfunduar ashtu siç është paraparë. Tani i kemi ndërprerë punimet për shkak të motit. Posa, të përmirësohen kushtet atmosferike do fillojmë edhe ndërtimin e fazës së dytë”, ka thënë Maloku.
Ai ka treguar se ndërtimet e fazës së parë kanë përfshirë një kosto prej 400 mijë euro. Derisa, i gjithë projekti përfshin një kosoto prej 900mijë euro.
Projekti përshinë kullën e Hakif Zejnullahut, një teatër, i cili do shërbejë për tubime, vendi për bustet e dëshmorëve, vendi ku do të vendoset vetura në të cilën është vrarë Hakif Zejnullahu.
Se ndërtimet janë duke shkuar sipas planit ka treguar edhe Haki Jashari, rojtar i kësaj kulle.
“Punimet kanë filluar vitin e kaluar dhe janë duke shkuar sipas planit. Puna e vrazhdë ka përfunduar, tani kanë mbetur vetëm kockat dhe dizajnimi. Projekti është paraprarë të përfundroj për 500 ditë”, ka thënë Jashari./llapi.info
Pamja e projektit
Punimet
Vetura e Hakif Zejnullahut, në të cilën edhe është vrarë.
Kaminoini me të cilin ka punuar Hakif Zejnullahu.