Pa gola ka përfunduar pjesa e parë nbë mes Feronikelit dhe Llapit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, njofton Llapi.info.
Gjatë 45 minutëshit të parë ekipi vendas ishte më kërkues sesa Llapi i cili në raste të rralla vërsulej drejt portës kundërshtare.
Ishte minuta e 9- të e takimit kur Feronikeli me anë të Mark Milicajt godet shtyllën e bardh e kaltërve nga Podujeva.
Deri në fund të kësaj pjese të dy ekipet kërkuan golin e avantazhit por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Në minutën e 42-të Feronikeli protestoi tek gjyqtarët pasiqë pretenduan për prekje me dorë të topit nga ana e një lojtari të Llapit brenda zonës së penaltisë./Llapi.info