Yerry Mina ka qenë njëri nga mbrojtësit më të dalluar në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Mbrojtësi kolumbian ishte ndër lojtarët më të dalluar tek skuadra e tij në ndeshjet që i ka zhvilluar.

Edhe pse pozita e tij është qendërmbrojtës, lojtari ka arritur të shënojë tre gola në po aq ndeshje.

Por edhe pas paraqitjeve të mira me Kolumbinë, lojtari nuk e ka të sigurt një vend në formacionin bazë te Barcelona.

Kësisoj kjo ka bërë që për të të shprehin interesim skuadrat e mëdha evropiane.

Liverpool dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat më të interesuara për të.

Ndërkohë në garë mbesin edhe ekipet tjera angleze si Everton, Newcastle United e Tottenham Hotspur.

Bayer Leverkusen në Bundesliga si dhe Olympique Marseille dhe Monaco në Francë po e duan lojtarin.

Skuadrat e lartpërmendura janë të gatshme të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për transferimin e lojtarit.

Ndërkohë opsion mbetet për Barcelonën edhe huazimi te Sevilla ose Valencia që gjithashtu po e duan Minan.