Një sulm vetëvrasës në një qendër votimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka lënë të vdekur 31 persona, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Mbi 50 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi që goditi turmën që po priste tek hyrja e qendrës.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS, përmes agjencisë së tyre të lajmeve Amaq.
Regjistrimi i votuesve ka filluar këtë muaj për zgjedhjet e ardhshme, që pritet të mbahen në tetor.
Ky është sulmi i katërt në një qendër të tillë që kur ka filluar regjistrimi i votuesve.