Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve Lindon Emërllahu dhe Alef Firminjo.

Sipas njoftimit, Emërllahu i Ballkanit dhe Firminjo i Llapit u kacafytën mesvete në këtë përballje pas një dueli në fushë, me ç’rast ishin përjashtuar me karton të kuq.

Ballkani triumfoi 1:0 ndaj Llapit në finalen e zhvilluar në Antalia të Turqisë, duke u stolisur me trofeun e parë të Superkupës në histori të klubit suharekas.

VENDIMI I PLOTË:

Inicim disiplinor ndaj: Lojtarit të FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanelle 6 dhe nr ID 008300M02. MOTIVI: Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv.

Inicim disiplinor ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanelle 9 dhe nr ID 024387M98. MOTIVI: Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv.