Në fshatin Begrac të Kaçanikut policia ka identifikuar një 15 vjeçar, i cili kishte ekspozuar përmes fotografisë një armë.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 14:00 është identifikuar personi i cili kishte ekspozuar përmes fotografisë se kishte në posedim një kallashnikovë.
“Pas konsultimit i njëjti e kishte pranuar se posedonin armën të cilën e kishin të fshehur në dhomën e prindit të tij. Sipas nënës së tij ai ishte jashtë shtetit”, thuhet në raportin e policisë.
Arma së bashku me dy karikatorë pa municion janë konfiskuar nga policia.
Një dëshmitar është intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti mbetet nën hetime derisa të kthehet dhe të intervistohet edhe i dyshuari.