Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në varrimin e mësimdhënësit nga Podujeva, Shaban Sfishta, cili ndërroi jetë dje në moshën 64 vjeçare.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook“ ka kujtuar veprën e Shaban Sfishtës.

“Në nderim të mësuesit legjendar, Shaban Sfishta. Në veprën e tij, ne, shohim patriotizmin e pashembullt të mijëra mësueseve dhe mësuesve kosovarë që në ditët e rënda të viteve ‘90 mbajtën gjallë shkollën shqipe dhe bashkë me të edhe idealin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Shaban Sfishta vuante nga një sëmundje e rëndë tash e sa vite./Llapi.info

sha ba