Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli sot ka qëndruar në fshatin Llapashticë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Më këtë rast, Veseli ka theksuar se burra, gra dhe të rinj i janë bashkuar kësaj partie.
Sipas Veselit, kjo mbështetje e madhe është garanci për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.
“Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muçiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Veseli.
“Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund ti japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë”, ka përfunduar Veseli./Llapi.info