Njejt sikurse kryeministri i Kosovës njëherësh kryetar i LDK-së Isa Mustafa që nuk kishte marrë pjesë në përvjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Podujevë, as kryeparlamentari njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot nuk ka marrë pjesë në 17 vjetorin e themelimit të degës së PDK-së në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Mospjesëmarrjen e Veselit kryetari i kësaj degë, Muhmet Latifi e ka arsyetuar duke thënë se shkaktarë është një agjendë shumë e rëndësishme.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës sot kishte vullnetin dhe dëshirën që të jetë së bashku me ne por për shkak të një agjende shumë të rëndësishme ai ju përshëndet dhe ju kërkon ndjesë dhe falje që s’mund të ishte sot këtu. Por e falënderojmë për vendimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme për degën e PDK-së në Besianë njëherë zotohem se dega jonë do të jetë segment me i fuqishëm në realizimin e programit dhe vizionit të PDK-së dhe të kryetarit të saj zotëri Veseli”, tha ai