Para pak çastesh në Kuvendin e Republikës ka ndodhur një përplasje fizike mes deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit dhe atij të LDK-së, Arben Gashit.
Kësisoj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar menjëherë pas kësaj situate aspak të mirë. Veseli ka theksuar se i respekton të gjithë, mirëpo sipas tij, për hir të familjeve dhe sakrificave sjelljet e pahijshme në legjislativ duhet të ndalen.
“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.
Ndryshe, gjatë seancës së djeshme Xhavit Haliti dhe Arben Gashi shpalosën sharje e fyerje ndërmjet vete.
Përplasja mes të dyve ka ardhur pasi që, Xhavit Haliti pasi ka mbushur fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuse e sulmon fizikisht deputetin Arben Gashi./Indeksonline/