Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në akademinë përkujtimore të veprimtarit Ukshin Hotit, në nderë të 20 vjetorit të zhdukjes.

Ai iu është drejtuar me fjalë prekëse, të birit të Ukshinit, Andinit, duke i thënë se ai është baba i tërë kombit, njofton Klan Kosova.

”Andin, babai yt është baba i kombit tonë” është shprehur Veseli.

Veç kësaj kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se do të mbetet i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij ndërsa nuk do të ndalojnë së kërkuari drejtësi.

Drejtësi Kadri Veseli ka thënë se do të kërkojnë edhe për shumë gra e burra të zhdukur si pasojë e veprave të kriminelëve serbë