Largimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve tjerë opozitarë, ngjalli reagime të shumta.
Disa e mbështetën Haradinajn, teksa disa të tjerë edhe e kritikuan.
Një nga kritikët ndaj këtij veprimi, është edhe aktivisti, Rron Gjinovci.
Ai ka thënë që t’i tregohet Haradinajt se nuk e bën Amerika, kryeministër.
“Kallxoni dikush Ramushit që nuk e bon Amerika kryeministër se maroj i shkreti 🤦♂️”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.