Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka përmendur investimet që do të bëhen në Podujevë pas kalimit të buxhetit të ri.

Mëposhtë postimi i plotë i tij:

Në projektbuxhetin për vitin 2025 që kaloi sonte, përfshihen edhe miliona euro investime në rajonin e Llapit dhe Gollakut.

Projekte që përmisojnë infrastrukturën dhe lehtësojnë jetën e banorëve të Podujevës.

Mëposhtë i listojmë vetëm disa prej tyre.

*Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza në vlerë 9.2 milionë euro
*Ndërtimi i Liqenit të Pollatës në vlerë 11 milionë euro

*Ndërtimi i Zonës Industriale në vlerë afër 4 milionë euro
*Ndërtimi i shtratit të Lumit Llap në vlerë 4 milionë euro
*Ndërtimi i Pishinës Gjysmë Olimpike në vlerë 3.5 milionë euro

* Riasfaltimi dhe rikonstruktuimi me infrastrukturë përcjellëse i rrugës Podujevë – Letanc.
* Asfaltimi i rrugës Llapashticë – Popovë.
* Riasfaltimi dhe rikonstruimi me infrastrukturë përcjellësr i rrugës “28 Nëntori”.
* Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Kalaticë – Brainë – Bervenik – Lagjja Abdullahu.
* Ndërtimi i Memorialit Afrim Zhitia.
* Ndërtimi i pishinë gjysmë-olimpike në vlerë mbi 500 mijë euro.
* Konservimi dhe rivitalizimi i Xhamisë së djegur në fshatin Orllan.
* Restaurimi i ish-stacionit policor.
* Ndërtimi i Memorialit/ Shtabit “Kështjella 26”, në Halabak.
* Ndërtimi i objektit të shkollës “Ilir Konushefci”, në fshatin Lluga.
* Ndërtimi i çerdhes në fshatin Batllavë.
* Ndërtimi i sallës së sportit në shkollën “Shaban Shala”, në Podujevë.
* Impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë.
* Rikontruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”
* Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Sfeçël dhe Dumosh.
* Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Dobratin dhe Bradash.
* Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse deri në rrugën “Sahit Llalloshi”.

Këto dhe shumë projekte të tjera të Qeverisë Kurti për Podujevën!