Provimin e maturës shtetërore në Kosovë këtë vit e kanë kaluar 73.3 përqind e nxënësve.
Sipas Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi rezultatet më të mira këtë vit maturantët i kanë treguar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, kurse më keq dolën në lëndët natyrore.
Sipas Bytyqit ky rezultat është real. “Nuk kemi prit më shumë. Ne kemi pas synim të kemi rezultate reale”, ka thënë Bytyqi, transmeton Indeksonline.
Ndërsa për shkak të parregullsive të cilat ishin nga testi janë larguar 87 nxënës dhe tetë administratorë.
Vitin e kaluar kalueshmëria në këtë provim shtetëror ishte 83.5 për qind.